Plani i dështuar për shantazh e çoi në burg personin po i kërkonte viktimës 10 mijë euro
Policia e rajonit të Mitrovicës arrestoi Tafil Smajlin nga Skenderaj me dyshimin se i njëjti kishte provuar t’i bëjë shantazh një familjari të kryetarit të kësaj komune, z. Fadil Nura
Tafil Smjali ëshë edhe pronar i një portal online me inicialet Prishtina Sot. I dyshuari lehtësisht ra në kurthin e shantazhi që e kishte projektuar vet duke synuar t’ia marrë 10 mijë euro familjarit të kryetarit të Skënderajt.
Plani i lakmisë i të dyshuarit fillon me një video të rreme me qëllim që përmes saj pastaj të përfitojë paligjshëm nga familjari i z. Nura.
Sipas burimeve të rajonit viktima e këtij shantazhi me inicialet Betim Lushtaku, në fillim të janarit e kishte denoncuar rastin në polici dhe se organet kishin ndërmarrë menjëherë çdo hetim, e që në fund çoi në arrestimin e Tafil Smajli.
Po sipas të njëjtave burime, video materialin shntazhues fake, i dyshuari e përdori me idenë që ta vë në shkelje ligji vet kryetarin e Skenderajt Fadil Nura.
I dyshuari ndodhet nën masë arresti me burg derisa prokuroria po vijon hetimet intensive me të gjitha provat materiale që e bëjnë atë fajtor për shantazh direkt.