Po kryente vjedhje në bodrumin e një banese, Policia kap në flagrancë hajnin në Gjakovë

Foto ilustruese

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një person është arrestuar për vjedhje.

Sinjali mëson se i dyshuari është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë duke kryer vjedhje në bodrumin e një banese.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  “Limaj më shau me nanë e babë” - Ish-koloneli i Policisë thotë se deshën t’ia devijojnë hetimet për një incident në banesën e Thaçit