E dhimbshme: Gjendet i vdekur 80-vjeçari që jetonte i vetëm në një barakë në Ferizaj – Policia nis hetimet
Një 80 vjeçar i cili jetonte i vetëm në një fshat të Ferizajt, ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është cilësuar e dyshimtë nga Policia e Ferizajt, e cila ka nisur hetimet për rastin.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bafti Salihun nga fshati Komogllavë, i cili jetonte i vetëm në një barakë.
Policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera për vdekjen e 80 vjeçarit.
Varrimi i të ndjerit është kryer gjatë ditës së sotme, në varrezat e Komogllavës.