Dhimbja e fytit gjatë sezonit të verës, flasin ekspertët

Eshtë ajo periudhë e vitit kur të gjithë njerëzit fillojnë të kenë shqetësime nga alergjitë dhe nga temperaturat që ndryshojnë nga mengjesi, në drekë dhe pastaj në darkë.

Nëse zgjoheni edhe ju me një dhimbje në fyt në këtë fillim vere, atëherë shenjat nuk janë të mira. Por mund të mos jetë shenjë gripi apo, më keq, virusi COVID-19.

Por si të jeni më të sigurt që dhimbja e fytit të kalojë shpejt? Mjekja specialiste Maria Marzella Mantione përcjell një këshillë shumë të rëndësishme edhe të kolegëve të saj për diçka që nuk duhet ta bëni asnjëherë sa herë keni dhimbje fyti. Maria shprehet se:

Nuk duhet të hani ushqime të ngurta. Sa herë që keni dhimbje fyti, që dhimbja të kalojë më shpejt, duhet të eliminoni ushqimet e ngurta, sepse jua shtojnë dhimbjen. Çdo gjë që e keni të vështirë ta gëlltisni, është mirë ta eliminoni, sepse irritojnë dhimbjen. Ushqime të ngurta si tosti, fruta të thata apo edhe të papjekura duhet t’i eliminoni. Në vend të tyre konsumoni supë, ushqime të buta dhe sa më shumë lëngje.

Gjithashtu, Mantione rekomandon një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe mbrëmje. Pra, nëse nuk doni që të zgjoheni edhe nesër me dhimbje fyti, atëherë bëni shumë kujdes me ushqimet e forta. Për t’iu shtuar këshilla të tjera kësaj periudhe të sikletshme, qëndroni larg ambienteve të ndotura me tym duhani apo pluhura të ndryshme.

Bëni kujdes me zërin. Mos flisni me zë të lartë për të mos irrituar më shumë fytin. Në raste të domosdoshme rekomandohet Chloraseptic si qetësues.

Lexo edhe:  Në shtëpitë e shqiptarëve konsumohet çdo ditë, por ky produkt është shkaku i akneve në fytyrë

Ftohja nuk ndodh vetëm në stinën e dimrit. Mund të ndodhë të ftohemi edhe gjatë verës dhe përveç ilaçeve që na jep mjeku, rol të rëndësishëm në rimëkëmbje luajnë edhe ushqimet që ne konsumojmë. Hulumtimet tregojnë se supa e pulës e bërë në shtëpi zhbllokon hundën më mirë se çdo lëng tjetër i nxehtë. Gjithashtu ka efekte anti-inflamatore që mund të lehtësojnë simptomat e ftohjes.