Ikën nga Kosova edhe Edon “Xhamajka”, ikona e largimeve në 2015-n

shte bërë i famshëm para gati një dekade, kur Kosova ishte përfshirë nga vala e madhe e imigrimit të njerëzve.
Edoni në atë kohë ankohej shumë, dhe se ikjen nga Kosova e shihte të domosdoshme, shkruan lajmi.net.

“N’Xhamajkë, n’Xhamajkë”, kishte thënë ai me mesazhin se vetëm në Kosovë nuk rrihet, dhe se tjetër kund po.

Me liberalizmin e vizave, tani më edhe atij i janë hapur rrugët për të dalë normalisht në Europë.

Ai në rrjetin social tiktok është paraqitur dhe ka njoftuar se po shkon në Austri.

“Qe qetu te stacioni i autobusave, edhe mu më erdh koha me ikë, kismet në Vjenë në Austri, nesër në 8:00 ose 9:00 më keni aty”, tha ai.

 

@edon.xhamajka

♬ original sound – Edon haziri

Lexo edhe:  Koci: Trupi i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë, është vetëm çështje kohe dhe procedurash