Vdes në moshë të rë aktivisti i PDK-së

Ka ndërruar jetë në moshë të re, aktivisti i PDK-së Burim Gashi nga fshati Zajm i Klinës.

I ndjeri jetonte në Itali dhe ishte për pushime në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së për Itali, Patriot Krasniqi, i cili ka thënë se i riu ishte nënkryetar i nëndegës së Firencës.

Njoftimi i plotë:

Në Prishtinë, në QKUK, në Repartin e Intenzives Qendrore sot, ka ndrue jetë nënkryetari i Nëndegës së PDK- së, për Firenze të Degës në Itali, Burim Gashi.
Burimi, në vendlindje ishte për festat e fundvitit dhe pas një smundje u shtrua për shërim së pari në Klinikën Infektive të QKUK – së, e më pas në Repartin e Intenzives Qendrore.
Burimi, ishte një djal i qetë dhe shembull per shoqërin tonë, do të kujtojmë me mall Burim.
Ngushëllime familjes atdhetare Gashi, bashkëshortes, vajzës e dy djemve të Burimit.

Lexo edhe:  Eksperti i sigurisë: 6 sulmues të vdekur janë brenda Manastirit në Banjskë