Therje me thikë në Vushtrri, viktima bëhet për spital – i dyshuari arrestohet
Një rast i therjes më thikë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.