Dy persona janë plagosur në veri të vendit

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zv. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani konfirmori se dy persona janë plagosur në veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes ka siguruar Gazeta Insajderi:

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli “Bisevac”.

Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

Lexo edhe:  E rrahën e më pas ia grabitën telefonin një personi në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar