Kamioni përfshihet në një aksident në Pejë, krijohet kolonë e gjatë në hyrje të autostradës për Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Gjurgjicë të Pejës, saktësisht në hyrje të autostradës për Prishtinë, ku është përfshirë një kamion, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore.

Lexo edhe:  “E kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe…”, kurora që e la Murseli te varri i Liridonës