Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka treguar se është në kërkim të një të dyshuari për ngcmim seksual, gjë e cila sipas policisë ka ndodhur me 29 nëntor të vitit të kaluar në Prizren.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga video regjistrimet e kamerave të sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikim i tij.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij të dyshuari, përcjell Klankosova.tv.

Sektori  Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të  Policisë  në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Ngacmim seksual”. Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”.  Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikim i tij”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në nr 192  , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  Rizvanolli: Izolimi i shtëpive ishte planifikuar, por ekspertët rekomanduan që kjo mos të ndodhë