E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar

Dita e djeshme ishte e kobshme për Mitrovicën. Një vajzë 19-vjeçare dyshohet se bëri vetëvrasje, ndërkohë që hetimet kanë nisur edhe për një vdekje tjetër të dyshimte.

Sinjali mëson se bëhet fjale për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve të para, gruaja vdiq derisa po pastrohej, ndërsa u gjet nga një familjare që shkoi për ta vizituar.

Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  “Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë” -Bedri Hamza bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Nju Jork