E dhimbshme: Një grua fle në shkallët e një banese në Mitrovicë, në këtë natë të ftohtë

Gruaja që njihet në Mitrovicë si Bahria, po fle sonte në shkallët e një banese në qytet.

Në këtë natë me temperatura të ulëta, për të nuk është siguruar një vend strehim, shkruan Jepi zë.

Për gjendjen e saj ka raportuar një qytetar në “Jepi zë”.

“Komuna e lejon nje rast te tille si Bahrine ne keto dite te ftohta te jetoj ne shkallet e banesave te qytetit. Eshte e tmershme se asnjehere nuk e gjeten nje vend me nje dhome te pakten per kete grua, e per kujdesin e saj shendetesor as mos te diskutojme qe nuk merret askush”, ka thënë qytetari për “Jepi zë”

Kujtojmë që kohë më parë ishte raportuar se gruaja që njihet si Bahria, flinte në objektin e QKMF.

Lexo edhe:  Ky është hajni i arrestuar që vodhi para në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren