Mësuesja nga Mitrovica, Arjeta Peci, nuk e zbaton vendimin e SBASHK-ut, mban mësim me nxënësit e saj
Përkundër vendimit të SBASHK-ut, që mësimi të pezullohet deri atëherë kur kërkesat e mësimdhënësve të plotësohen, një mësuese nga Mitrovica e ka bërë të kundërtën.
Arjeta Peci, arsimtare e teknologjisë, ka vazhduar mësimin me nxënësit e saj në shkollën Shaban Idrizi, duke ua shpërndarë edhe librat.
Ndryshe, Arjeta është e bija e Muharrem Pecit, pensionerit që u punësua nga Qeveria e Albin Kurtit në Bordin e Trepçës.