Të shtëna me armë zjarri afër spitalit të Prizrenit, arrestohen të dyshuarit
Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrëveshje në mes të palëve.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se një person është arrestuar ndërsa nuk ka të lënduar.
“Afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshuarit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardh pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjet në vendngjarje, disa persona janë duke u intervistuar”, ka thënë Bytyqi.