Ky është fermeri nga Ferizaj i cili dyshohet se përfitoi jashtëligjshëm mijëra euro
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione.
Paparaci nga burimet nga mësuar se personi i arrestuar është Xhevat Uka fermer nga Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë të enjten, dyshohet se i arrestuari ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra e mijëra euro në vitin 2020, duke paraqitur dëshmi dhe të dhëna të rreme.
Policia tha se ka siguruar prova dhe dëshmi se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur.
“Pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.