Pritjet deri në 7 orë në Merdar, reagon Policia: Pala serbe po punon ngadalë

Pritjet e gjata në Merdar, të cilat kanë shkuar deri në 7 orë kanë ngjallur reagim edhe tek Policia e Kosovës. Policia tha se pala serbe po punon ngadalë dhe me kapacitete të vogla në pikën kufitar në Merdar.

Në një njoftim në Facebook, Policia tha se ka marrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm për të përshpejtuar dhe lehtësuar qarkullimin kufitar.

Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe”, thuhet në reagim.

Nga policia treguan se këtë shqetësim e ka adresuar edhe në mekanizmat ndërkombëtarë.

Kemi kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar”, thuhet tutje.

Tutje, Policia ka inkurajuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të evituar pritjet e gjata.

Lexo edhe:  Dyshohet se theu një veturë dhe vodhi çantën me gjësende të vlefshme, bie në pranga 39-vjeçari në Malishevë