Krasniqi sot feston ditëlindjen, vajza e tij: Në vitin 2024 po hymë me dëshirën e vetme, kthimin në shtëpi
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.
Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook duke e uruar babain e saj për ditëlindje.
Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.
Postimi i plotë:
Babi
Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.
Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.
Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.
Urime ditëlindjen Babi!
Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja