Qeveria ua paguan 50 kosovarëve udhëtimin në Vjenë, Kurti ua bën një kërkesë

Mbrëmë pas orës 24:00 edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave. Për të folur lidhur me liberalizimin e vizave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë për media së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kurti në këtë konferencë njoftoi se 50 qytetarë të Kosovës pas liberalizimit të vizave kanë përfituar udhëtim për në Vjenë të Austrisë nga Qeveria në kuadër të fushatës informuese.

“Për të shënuar këtë arritje, sot do të udhëtojmë për në qytetin e bukur të Vjenës, 50 qytetarë që fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë informuese. Këtë të drejtë, duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu respektojmë shtetin tonë”, u shpreh Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

I pari i ekzekutivit pas kësaj arritje për vendin gjithashtu pati edhe një porosi për të gjithë qytetarët.

“Kudo që të udhëtojmë, le ta kujtojmë e kurrë mos ta harrojmë që shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur“, tha ai.

Lexo edhe:  Pediatrja: Mos i jepni ilaç fëmijës për temperaturë 38.2 gradë