Parashikimi i motit në ditën e parë të vitit 2024

Sot dhe ditëve në vazhdim pritet të kemi ndryshim gradual të motit.

Mëngjesi ende do të jetë me mjegull dhe ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise priten edhe riga lokale shiu, ndërsa vonë në mbrëmj ose gjatë natës reshje dhe rrebeshe shiu priten në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira e rrebeshe lokale shiu. Vonë pasdite dhe në mbrëmje intensifikim dhe zgjerim i rrebesheve të shiut. Rrebeshe lokale shiu nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës pritet mot i thatë, me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Reshjet e shiut në këto dy lokacione arrijnë vonë gjatë natës.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme për shkak të rrymimeve të ngrohta ajrore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kjo është gruaja e arrestuar për falsifikim të parasë, zbulohet se si u kap me rreth 5 mijë euro