Policia: Nëse e njihni personin në foto, thirreni menjëherë 192

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim dhe identifikimin e një personi që po dyshohet për grabitje në Prishtinë.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  Pejë: I riu në sherr me Policinë, shkakton tri aksidente dhe ikë – kapet me drogë dhe rezulton i kërkuar