Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai del me një reagim publik

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Ajo u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sot, vëllau i të ndjerës, Leonard Ademaj tha se ky vit për ta është vit i kobshëm dhe se vetëm shpresa prej drejtësi i mbanë gjallë.

Ademaj përmes një postimi në Facebook tha se kishin shumë palne bashkë me motrën Liridonën dhe se çdo kujtim të saj do at ruajnë.

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë… Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë“, ka shkruar Leonard Ademaj.

Tutje, vëllai i të ndjerës i falënderoi të gjitha mediat dhe oragnet e drejhtësisë të cilët po kontibojnë n\ zbardhjen e ngjarjes tragjike.

“Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi. Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh“, u shpreh ai.

Leonard Ademaj tha se do të vazhdojnë të avokojnë për drejtësi për Liridonën.

Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Lexo edhe:  “Çorapet me lëkurë ia kemi larguar, ditë e natë e në fund në burg” – babai i Thaçit kujton sakrificat e të birit gjatë luftës