Gjykata njofton se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares u tentua të sulmohej
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi, është transferuar për në Burgun e Sigurisë së Lartë, pasi është tentuar të sulmohej.
Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ka thënë për KOHËN se kjo gjykatë ka aprovuar kërkesën e Shërbimit Korrektues për transferimin e Ekrem Rexhepit, meqë sipas saj, të paraburgosurit e tjerë kanë tentuar ta sulmojnë.
“Shërbimi Korrektues ka kërkuar nga Gjykata të bëhet transferimi i të akuzuarit, pasi personat e tjerë brenda qendrës së paraburgimit kanë tentuar ta sulmojnë atë. Gjykata ka aprovuar kërkesën për transferim”, ka thënë Gashi.
Sipas SHKK-së, Rexhepi nuk është sulmuar, por se është transferuar në mënyrë që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm ndaj tij.