E tmerrshme: Vajza 10-vjeçare në Gjakovë dyshohet se është dhunuar seksualisht nga disa persona

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë dhe mjaft të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në Gjakovë, dy persona tashmë kanë rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga disa persona.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në disa lokacione, ku të dyshuarit, vetëm njëri prej të cilëve është identifikuar kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Sipas informacioneve të para, lidhur  me këtë rast të tmerrshëm ka qenë në dijeni edhe nëna e vajzës, e cila po ashtu është arrestuar.

E njëjta dyshohet për vepren penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe ndaj saj tashmë janë nisur hetimet.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është një 36-vjeçar, i cili po dyshohet për dhunimin e viktimës së mitur.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimote që zbardhin rrethanat e këtij rasti të tmerrshëm.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Një burrë me të meta psikike dhunon një të mitur