Ky është i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës në Suharekë, dërgohet në mbajtje

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë dhe mjaft të rëndë që kishte ndodhur në muajin tetor në Suharekë, tashmë personi i dyshuar është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rastin e 13 tetorit, kur një vajzë e mitur dyshohej se ishte sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore. Si rezultat i nisjes së hetimeve, është identifikuar i dyshuari dhe është siguruar prezenca e tij.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Armando Preqin, 28-vjeçar, ndaj të cilit është nxjerrë urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka krye veprën penale “Sulm seksual”.

Preqi është arrestuar dhe shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ku ka vendosur që të mbrohet në heshtje, duke mos u deklaruar për rastin.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për Drenicën: Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Skënderaj