Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj

Një burrë është raportuar se është dërguar në emergjencë në Ferizaj pa shenja jete. Vdekja e tij po hetohet si e dyshimtë.

Trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Ferizaj 26.12.2023, 14:00. Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Meteorologu Mendim Rugova: Vala e nxehtësisë mori fund sot