Policia për vdekjen e 1 vjeçarit: Babai e shkeli me veturë në oborrin e shtëpisë

Të martën në Fushë Kosovë ka ndodhur një tragjedi e rëndë.

Një fëmijë 1 vjeçar është shkelur paqëllimshëm me veturë nga babai i tij.

Babai është arrestuar nga Policia, më pas u intervistuar dhe në fund u lirua me procedurë të rregullt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ora 15:50 ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Lexo edhe:  E ekzekutoi me 10 plumba në kokë në prani të gruas dhe vajzës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Prizren