Qytetari sulmon me thikë taksistin në Mitrovicë, s’u morën vesh për transport

Një ngatërresë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë që përfundoi me sulm ndaj një taksisti.

Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për transport ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast shoferi i taxit ka pësuar lëndime.

Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në këtë qendër për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai dyshohet se u sulmua nga një qytetar, i cili nuk është identifikuar akoma nga Policia.

Viktima ka dhënë një deklaratë para zyrtarëve policorë ku ka përshkruar disa detaje për të dyshuarin dhe ka njoftuar si ka ndodhur ngjarja.

Sinjali mëson se lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim inicimin e rastit për lëndim të lehtë trupor.

Lexo edhe:  Vetura godet një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri, transferohet në QKUK