A e keni ditur që dritaret tuaja kanë pozitën dimërore dhe verore?

Lexoni, shikoni, përshtatini dhe kurseni energji dhe para

Ekzistojnë dy truqe të cilat mbase për to nuk keni ditur – dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore të cilat lehtë mund të përshtaten.

Mirëpo, më parë duhet të verifikoni a i keni vidat speciale të cilat gjenden në skaje anash të krahut të dritares në të cilën gjendet doreza.

Nëse kanë vrima për kaçavidë + (plus), atëherë mundësia për përshtatje dimërore dhe verore ekziston.

Thjeshtë, hapni dritaren dhe kërkoni vidhën, transmeton Telegrafi.

Nëse dritaren dëshironi ta përshtatni për pozitë dimërore, me çelës inbus silleni vidhën nga brenda.

Kështu rregulloni forcën e shtypjes së ramit të dritares.

Lexo edhe:  Thaçi në Hagë: Jam plotësisht i pafajshëm