Mërgimtarët po presin deri në pesë orë në kufirin Kroaci-Serbi

Festat e fundvitit tërheqin shumë mërgimtarë që të vijnë në Kosovë.

E njëra nder rrugët që këta mërgimtarë kanë marrë, është edhe ajo përmes Kroacisë, shkruan Jepi zë

Kufiri në mes të Kroacisë dhe Serbisë ka përjetuar një fluks të madh të makinave, me ç’rast gurbetqarët janë duke pritur deri në pesë orë për të kaluar kufirin.

Një qytetar ka dërguar në “Jepi zë” pamje nga kolona e gjatë e pritjes nga veturat e mërgimtarëve.

Kolona të gjata janë raportuar edhe në kufirin me Hungarinë e po ashtu edhe në Merdare.

Lexo edhe:  Komisioni Europian merr masa kundër Kosovës gjatë kësaj jave, këto janë sanksionet që e presin vendin tonë