Eskalon protesta në Shkup: Të shtëna me armë, nisin përleshjet

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Shkup.

Qytetarët që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të arritur te shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Lexo edhe:  Edhe një herë Qazim Beka: Këngën “Mora fjalë” i pari e këndova unë, jo Shkurte Fejza