Mitrovicasja Vildane Tmava arrin ta përfundojë me suksese trajnimin né Turqi për tu bërë oficere e Ushtrisë së Kosovës

Vildane Tmava është mitrovicasja e cila tash e tutje do të jetë oficerja më e re në FSK.
Vildanja i është bashkuar FSK-së që nga viti 2011 dhe që atëherë ushtron profesionin e saj me krenari, shkruan “Jepi zë”.
Ajo kishte arritur viteve të kaluara të jetë e vetmja grua e përzgjedhur për të ndjekur një trajnim ushtarak në Turqi.
Pas këtij tranimi ajo vazhdoi edhe shkollimin për oficere duke arritur ta përfundoi tajnimin avancues për oficere në akademinë ushtarake të shtetit turk.
Në ceremonin e diplomimit të saj udhëtuan për të marrë pjesë edhe familjarët e Tmaves.
Postimi plotë:
Të nderuar miq dhe familjarë
Me kënaqësi ju njoftoj se sot kam diplomuar në trajnimin për Oficer në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë.
Faleminderit Zotit për shëndetin e dhënë,
Faliminderit familjes dhe të gjithë atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim.
Lexo edhe:  Pronari i kompanisë “Fidola ShPK’ konfirmon arrestimin e djalit të tij, punëtori i lënduar i nënshtrohet operacionit