Pensionistëve kosovarë i humbin mbi 160 milionë euro nga kriza

Rënia e aksioneve të fondeve pensionale nuk pati të ndalur as gjatë gjysmës së parë të këtij viti në dy fondet pensionale të vendit tonë.

Jo vetëm Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, por edhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve ka pësuar humbje nga 1 janari deri me 31 qershor të këtij viti.

Gazeta Sinjali, ka mësuar për këto humbje nga zyrtarët e BQK-së e të cilat edhe po i sjell para lexuesëve.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, del se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka humbur 161.6 milionë euro. Derisa se kontribute të reja ka pasur 116.2 milionë euro.

Derisa edhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve ka humbur 801 mijë e 6 euro. Derisa kontribute të reja ka pasur 244 mijë e 9 euro.

Lexo edhe:  Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU Gjakova në Bullgari, familjarët thonë se është në pushim