Hajnat e armatosur i grabisin këmbimoren e kriptovalutave, vodhën rreth 50 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 10:00 mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Grabitja dyshohet se ka ndodhur nga dy persona të armatosur.

Siç mësohet, dyshimet e para janë se hajnat vodhën rreth 50 mijë euro në këmbimoren e kriptovalutave.

Lexo edhe:  Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Klinë