Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për aksidentin me tri viktima, njëri 20 vjeç

Gazeta Sinjali sot ekskluzivisht ka raportuar se i arrestuari për aksidentin tragjik në Prizren, ku mbetën të vdekur tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj është Arlind Syla, 20-vjeçar. Po ashtu, siç mëson Sinjali në pranga të Policisë ka rënë edhe i dyshuari tjetër i këtij aksidenti.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, pëveç 20-vjeçarit, Arlind Syla, i arrestuar është edhe i riu, Irfan Hoti.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo edhe:  Aksident i tmerrshëm në Gjermani, humbin jetën tre të rinj