“Ma kpute zemren bab..”, familjarët me postim prekës për humbjen e Lordon Sylës nga aksidenti tragjik

Një ngjarje e rëndë mbrëmë tronditi tri familje shqiptare si dhe mbarë vendin. Tre të rinjtë Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj humbën jetën tragjikisht, siç dyshohet, gjatë një gare ilegale me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova.

Vdekjen tragjike të të rinjve tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

Për këtë aksident tashmë kanë reaguar edhe disa nga familjarët e viktimave, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e të ndjerit Lordon Syla kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e anëtarit të familjes.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu ne xhehnet”, ka shkruar prindi i Lordon Sylës.

Lexo edhe:  Ndryshim radikal i motit, reshje bore e shi i rrëmbyeshëm, apeli për shoferët vjen nga Policia