Babai me djem në pranga të Policisë në Prizren, kërcënoi zyrtarët policorë që ia arrestuan të birin për drogë
Operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit nga Prizreni, i dyshuar për shitblerje të drogës nuk shkoi pa telashe. Bastisja në shtëpinë e Edon Bytyqit, u përcjellë me kanosje dhe pengim të zyrtarëve policorë nga vëllai dhe babai i tij.
Zyrtarët policorë dyshohet se u ballafaquan me të dyshuarit gjatë gjithë kohës, sa po kryhej bastisja në shtëpinë e tyre, ku u gjetën prova që do të dëshmojnë kundër Edonit, që ishte shpallur në kërkim.
Si pasojë e kanosjes serioze, fyerjeve e ofendimeve, duke i penguar e vëshitësuar punën e tyre, policët u detyruan ta arrestojnë Rifatin dhe djalin tjetër të tij, Egzonin.
Të prangosur, ata u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar, nën dyshimet për dy vepra penale, “kanosje” dhe “pengim i personit zyrtar”.
Në anën tjetër, Edoni u intervistua si i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvëndim për ndalim prej 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.