Si i ra në dorë mitralozi i komandantit legjendar Adem Jasharit? – rrëfen ish-komandanti Gani Imeri

Ish-komandanti Gani Imeri, i cili ka luftuar në luftën e fundit në Kosovë së bashku me vëllzësërit e tij, tha se përveç tij që është plagosur në këmbë, vëllëzërit e tjerë kanë shpëtuar.

“Edhe me vëllezër kam qenë në luftë ne jemi 8 vëllëzër, katër ushtarë. Përveç meje që jam plagosur në këmbë të tjerët kanë shpëtuar. Gjatë aksioneve që kemi ndërmarrë shumë kemi arritë me i ruajtë ushtarët dhe sot janë gjallë”, u shpreh ai në Frontal.

Ai foli edhe për armën mitraloz të komandantit Adem Jashari, për të cilën tha se dihet ku është dhe vjen koha që do t’i dorëzohet familjes.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se kanosi një grua në rrjete sociale