Vdes serbi që u rrah brutalisht nga një person
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një shtetas serb.
Ai dyshohet se ndërroi jetë pas plagëve të marra pas një përleshje me një bashkëkombës të tij në Shtëpcë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga ana e Policisë së Kosovës
Komunikata e Policisë:
Me datën 10.12.2023 rreth orës 19:40 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellur me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin Graçanicës.
Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugun që qonë për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me porkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbatje për 48 orë, për veprime tjera hetimore.
Rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.
Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’