Ky është i riu serb që dyshohet se rrahu për vdekje 49-vjeçarin në Shtërpcë

Një përleshje fizike mes dy qytetarëve serbë orët e para të 8 dhjetorit në Shtërpcë, e kishte lënë të lënduar rëndë një 49-vjeçar. Viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Graçanicë, por për shkak të natyrës së lëndimeve ai ishte transferuar në spitalin e Nishit në Serbi. Pavarësisht trajtimit, ai s’ka arritur që të mbijetojë dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.

Sinjali mëson se i dyshuari është Nemanja Koçinaq, 20-vjeçar.

Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku nëpërmjet një komunikate për media njoftojnë se rasti ka ndodhur në rrugën që të dërgon në fshatin Biti e Epërme.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugun që qonë për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me porkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet në njoftim.

20-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’

Lexo edhe:  Aksident në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.