Kapet 11 ton kokainë në Spanjë, dhjetëra shqiptarë të arrestuar
Njëmbëdhjetë ton kokainë të importuar nga organizata kriminale shqiptare janë sekuestruar në Spanjë në dy operacione, ka bërë të ditur policia spanjolle, duke vënë në pah rëndësinë e mafias ballkanike në këtë tregti.
“Kohët e fundit, mafia shqiptare është përfshirë vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur me substanca narkotike, në veçanti me kokainë. Dhe mënyra se si ata marrin në kontejnerë është në funde false, duke ndryshuar strukturën e kontejnerit dhe duke futur substancën narkotike atje”– tha Marcelino Fernández, Brigada e Policisë Gjyqësore Valencia.
20 persona janë arrestuar në të dy operacionet shumica janë shqiptarë, por edhe një kolumbian, një shtetas domenikan dhe disa spanjollë, duke përfshirë një biznesmen galician që i lejoi ata të përdornin firmën e tij të peshkimit për të transportuar drogën dhe identiteti i të cilit nuk u zbulua. E paketuar në kontejnerë, droga u dërgua nga Kolumbia më pas kaloi nëpër Ekuador përpara se të kapej nga policia kur u ankorua në dy porte të veçanta në Spanjë, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në Valencia në lindje.
“Ne bëjmë shumë operacione për drogën që vjen ne portet tona. Jemi të fokusuar kryesisht tek organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare që qëndrojnë pas këtyre operacioneve. Ideja është t’i sulmojmë ata në të gjitha frontet dhe t’u bëjmë presion në mënyrë që Spanja të mbetet një vend jo mikpritës për këto organizata kriminale“- tha Antonio Martínez Duarte, Kryekomisar.
Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur brenda një ngarkese me peshk ton të ngrirë në atë që ishte kapja më e madhe ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës. Policia gjeti 3.4 ton të tjera kokainë të fshehura brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.
“Të dy operacionet nuk ishin të lidhura, e vetmja gjë që i lidh është që ne besojmë se të dyja drejtohen nga organizata shqiptare. Grupet mafioze shqiptare prej disa kohësh kanë monopolizuar dërgesën e drogës, jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata kanë shkuar menjëherë në pikën e origjinës, ata kontrollojnë dërgesën nga fillimi në fund”– tha Martinez Duarte.
Carlos Gomez Kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve tha se kishte pasur një ndryshim në natyrën e organizatave të përfshira në blerjen, transportin dhe shitjen e kokainës kolumbiane brenda Evropës. Është kaluar nga grupet e mbyllura kolumbniane e meksikane tek kooperativat kriminale ndërkombëtare që ndajnë burimet.