Haliti kritikon kryeministrin: Kurti dje në Kuvend nuk raportoi, bëri propagandë elektorale

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar raportimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendit.

Ajo që shefi i qeverisë ka bërë dje, sipas deputetit të PDK-së, nuk është raportim.

Haliti ka thënë se i pari i Qeverisë dje ka bërë vetëm propagandë elektorale.

Zajednicë serbisht, bashkësi shqip, Asociacion frengjisht. Albini mund të ia vendosë edhe një emër tjetër, por është e njëjta gjë dhe obligimet mbeten të njëjta, që do të thotë, zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Statuti i Asociacionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do jetë brenda teritorit të Kosovës. Kurti dje nuk ka raportuar, por ka bërë propagandë elektorale, për t`i qitë hi syve qytetarëve të pa informuar”, ka thënë për Gazeta Blic.

Ai ka paralajmëruar se në vazhdim të procesit të dy palët do të kenë pakënaqësi me marrëveshjen.

Draftstatutin se ka pa veç Albin Kurti, por kofidencialiteti i kërkuar nga ndërmjetësuesit është obligim i të gjithëve që janë zotuar për të mos e bërë publik dersa të ketë harmonizim të plotë me faktorët relevantë. Përgjigjen debatit të djeshëm ia ka dhënë flakë për flakë , përfaqësuesi dhe ndihmuesi Amerikan në negocim, zoti Eskobar. Që dmth askush s do ju kërkoj nënshkrime asnjërës palë por marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe zotimi i bërë nga të dyja palët në Ohër, por filloj zbatimi i tyre. Tani besoj që të dyja palët do kenë pakënaqësi për çështje të veçanta”, ka thënë Haliti.

Lexo edhe:  Gjykata kthen në punë gruan e heroit Ilaz Kodra që e largoi nga puna Qeveria Kurti