Pranoi problemet me depresionin, reagon e dashura e Bleros
Blero Muharremi ditën e djeshme (e hënë) ka bërë një rrëfim prekës në Big Brother VIP Kosova 2.
Artisti i njohur ka folur për jetën e tij, fëmijërinë si dhe për karrierën e gjatë muzikore.
Mes tjerash, këngëtari tregoi se para tri viteve ka qenë në një depresion dhe për këtë u trajtua jashtë vendit.
Përkrahje për këtë mori nga shumë personazhe publike e një reagim e bëri edhe partnerja e tij e re.
Ajo tha se e mbështet Bleron dhe se është shumë krenare me të, duke e falënderuar për atë që ndau me publikun.
“Jam shumë krenare për ty, faleminderit që i tregove të gjithëve se kjo është krejtësisht normale”, u shpreh ajo.
E njëjta shtoi: “Nëse nuk ndihemi mirë, duhet të kërkojmë ndihmë. Të dua jetë”.