Vdes këmbësori që u aksidentua dy ditë më parë në Bresje
Një person ka vdekur në QKUK pasi ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës dy ditë më parë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 10.12.2023 – 17:42. Lidhur me rastin raportohet se me 11.12.2023 viktima mashkull kosovar/këmbësor, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.