Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë një të dyshuar për veprën penale “vjedhje”, në Prishtinë.
Policia ka publikuar edhe fotografi të të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Nga rrahja eskaloi në vrasje: Të dyshuarit babë e bir në pranga, ditë tragjike për familjen Zani