Aksident në Hajvali, ambulanca shihet në vendin e ngjarjes

Akidentet e trafikut janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë, kjo për faktin e mos përshtatjes së shpejtësisë konform rregullave të parapara të komunikacionit.

Pak më parë një aksident ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në Hajvali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet një aksident trafiku, ku në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Për të lënduar ende nuk dihet, derisa presim konfirmimin dhe informacionet e para nga Policia e Kosovës.

 

Lexo edhe:  Rast tragjik për familjen Kadriaj në Suharekë, ky është djali i policit që vrau veten aksidentalisht me armën e babait