Momenti kur taksisti u ther me thikë, Policia afër arrestimit të sulmuesit

Ishte ora 04-10 e mëngjesit kur pranë diskotekës “Gate” në Prishtinë ndodhi një konflikt i çastit.

Taksisti i kompanisë “Victory” u godit me thikë nga një qytetar i revoltuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i kompanisë së taksive është goditur me thikë në tre vende.

Arsyeja e sulmit bëhet e ditur se janë pretendimet kinse taksi i ka marrë klientët e tij para diskotekës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se policia e ka evidentuar sulmuesin dhe është afër arrestimit të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Mitrovicë, tentoi ta ndalë ‘taxin’ në të cilin ishte gruaja e tij, me të cilën janë në procedura divorci