Bie një grua në bunar në Gjilan dhe vdes

Një grua ka rënë në një bunar në Gjilan të mërkurën rreth orës 14:30.

Policia ka njoftuar se njësiti i Zjarrfikësve e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Gjendja e të plagosurve mbrëmë në “Bon Vivant”, flasin nga QKUK