KEDS dhe Elektroseveri serb nënshkruajnë kontratë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata komercile mes KEDS-it dhe Elektoserver.

Sipas Lajçak, ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i plotë:

E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga 🇪🇺 dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!

Lexo edhe:  Abazi: LVV e PDK po “flirtojnë”