Sot protestojnë policët më të fortë të Kosovës
Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, NJSI, do të protestojë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe asaj do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Ai ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre.
“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona”, ka thënë Zeqiri.
Ndryshe, pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, edhe më 1 nëntor, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME).