Drenicasja me mbulesë, Arbnora Idrizi sërish në Librin e Rekordeve ‘Guinness’, tani me flamurin Kombëtar
Aktivistja nga qyteti i Skenderajt, Arbnora Idrizi ka arritur të futet përsëri në Librin e Rekodeve ‘Guinness’.
Ajo ka vendosur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness, përmes punimit të Flamurit Kombëtar prej 120 mijë letrave origami të cilën e punoi më 28 nëntor për nder të Ditës së Flamurit, shkruan Sinjali.
Lajmin për këtë arritje të madhe e ka bërë të ditur vetë Idrizi përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, ku shkruan se falenderon të gjithë për mbështetjen dhe se ndihet krenare që vepra e saj u vlerësua.
Postimi i plotë:
“Konfirmim zyrtar nga selia e Librit GUINNESS nga Londra
Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit.
Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im”.
Kujtojmë se Arbnora Idrizi arriti që me punime prej origami të futej edhe dy herë të tjera në listën e rekordeve ‘Guinness’, në vitin 2018 dhe atë 2020